0Së bashku me Sekretarin tashmë të nominuar të Shtetit, Senatorin demokrat John Kerry, këto janë tre postet kyçe, më të rëndësishme, në të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare të Amerikës. Tre kandidatët e sipërpërmendur duhet të miratohen tani nga Senati. Gjatë zgjedhjes së Shefit të Pentagonit Obama demonstroi një qasje krejtësisht joformale.

Kjo nuk është hera e parë kur Obama "hollon" përbërjen e kabinetit të vet të ministrave me republikanë. Hagel do të bëhet Shefi i dytë republikan i Pentagonit. Pas fitores së vet në zgjedhjet e vitit 2008 Obama la, si "trashëgim" nga George W. Bush, Robert Gates. Edhe Ministri i Transportit i tij do të jetë gjithashtu republikan. Si vuri në dukje vetë Presidenti, me këto emërime ai po vazhdon t’i rrënjosë, t’i kultivojë Uashingtonit frymën e bashkëpunimit dy-partiak në politikë.

Në parim, republikanët duhet të ishin të kënaqur me faktin e “transferimit” të postit të Shefit të Pentagonit bashkëpartiakut të tyre. Por doli krejtësisht e kundërta. Chuck Hagel gëzon në mesin e republikanëve namin e një njeriu informal, rebel e renegat (tradhtar). Ai është bërë i njohur si person që ka kundërshtuar në mënyrë këmbëngulëse luftën në Irak, duke dalë për fillimin e negociatave diplomatike me Iranin dhe për kontakte të drejtpërdrejta me “Hamas-in” në Autonominë Palestineze. Shefi i ri i Pentagonit mendon që buxheti i departamentit ushtarak është fryrë si tepër dhe se duhet të reduktohet ndjeshëm. Hagel ka mbështetur gjithmonë ndihmën financiare të SHBA-së për Izraelin. Por gjatë kësaj ka kritikuar shpesh megjithatë aleatin kryesor amerikan në Lindjen e Mesme. Njëherë Hagel madje deklaroi se në Kongres është forcuar si shumë, siç u shpreh ai, "lobi hebraik". Dhe se ai vetë është "senator i SHBA-së dhe jo senator i Izraelit". Për këtë qëndrim ai është quajtur jo vetëm politikan anti-izraelit, por edhe anti-semit.

Emërimi i Hagel mund të çojë në prishjen e marrëdhënieve me Izraelin, deklaroi njëri nga kundërshtarët e tij kryesorë, Senatori republikan Lindsey Graham.

- Në qoftë se do të miratohet kandidatura e tij për postin e Ministrit të Mbrojtjes, atëhere ne do të kemi ministrin e mbrojtjes me qëndrimin më antagonist ndaj Izraelit në gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kështu që në Senat Hagel do të përballet me seanca të vështira dëgjimore. Edhe pse, me shumë gjasa, ai do të miratohet në këtë post. Demokratët mbajnë shumicën në Dhomën e Sipërme. Chuck Hagel, një nga veteranët e Luftës së Vjetnamit, është e vështirë të akuzohet për antipatriotizëm. Dhe në të vërtetë ai nuk është aspak kundër Izraelit, por del për ndjekjen e politikës së arsyeshme të marrjes parasysh të interesave të të gjitha palëve në rajon.

0Me miratimin e John Brennan në postin e Shefit të CIA-s nuk ka gjasa të lindin probleme. Sepse Brennan, një ekspert i shkëlqyer ky për Lindjen e Mesme dhe njohës perfekt i gjuhën arabe, ka shërbyer për më shumë se 25 vjet në Agjencinë Qendrore të Zbulimit. Që nga viti 2009 ai është këshilltari kryesor i Obamës në sferën e luftës kundër terrorizmit.