Në Vjetnam nisi procesi gjyqësor kundër 14 aktivistëve, të akuzuar për përgatitjen e përmbysjes së qeverisë së vendit.

Prokurorët pretendojnë se të pandehurit kanë bashkëpunuar me grupin e emigrantëve në SHBA " Viet Tan", i cili cilësohet si një organizatë terroriste nga autoritetet vjetnameze.

Të pandehurit, shumica prej të cilëve janë katolikë, u arrestuan në vitin 2011 në bazë të akuzave për ndjekjen e seminareve të grupit "Viet Tan" dhe përfshirjes në demonstratat antikineze. Muajt e fundit në Vjetnam është vënë re një rritje e ndjeshme e masave represive kundër opozitës.