0Sot në brigjet e Turqisë ra një tërmet me magnitudë 5.7, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve. Vatra e tërmetit u lokalizua në një thellësi prej 9.9 km, ndërsa epiqendra e tij ndodhej 47 kilometra nga ishulli i Bozcaada në detin Egje dhe 67 km nga qyteti i Ezine. Lëkundjet nëntokësore u ndjenë në Stamboll dhe në rrethinat e tij, por njoftime për viktima apo dëme fatmirësisht nuk ka.