Në Skoci do të zhvillohet një fushatë kundër dhunës në familjet myslimane. Organizatore e kësaj fushate, të titulluar "Ti mund ta ndryshosh situatën", është organizata bamirëse myslimane “Amina”.

“Amina” u bën thirrje viktimave dhe dëshmitarëve të dhunës të raportojnë për çdo formë të abuzimit me anëtarët e familjes. Sipas fjalëve të anëtarëve të organizatës, shumë myslimanë i keqinterpretojnë bazat e fesë duke justifikuar dhunën.

Në hotline e kompanisë telefonojnë jo rrallë herë gra nga familjet myslimane dhe ankohen se burrat e tyre i rrahin ato dhe fëmijët, duke u bazuar në Kuran. Për më tepër se vetë këto gra shpesh nuk i njohin bazat e fesë dhe nuk mund t'i kundërshtojnë për asgjë burrat e tyre.