Shtatë persona gjetën vdekjen si rezultat i rrëzimit të një helikopteri në veri të Perusë. Ndër viktimat pesë ishin shtetas amerikanë.

Helikopteri i kompanisë private “Columbia Helicopters”, me numrin e fluturimit N241-CH, u nis nga qyteti Pucallpa. Pas 6 minutash ai u shemb në tokë dhe shpërtheu. Dëshmitarët okularë pohojnë se helikopteri u nda në dy pjesë që në ajër. Para kësaj nga helikopteri u hodh ngarkesa, por kjo nuk ndihmoi në shmangien e katastrofës ajrore.

"Tashmë janë gjetur trupat e viktimave. Pesë shtetas amerikanë dhe dy pilotë ushtarakë peruanë në pension" - njoftoi Prokurori Marcos Ochoa në një emision të Radiostacionit RPP.

Amerikanët e vrarë ishin bashkëpunëtorë të kompanisë Petromineral, e cila merret me eksplorimin e vendburimeve të naftës dhe gazit në Peru.