Gjykata e Kamerunit vendosi të lirojë nga burgu dy burra të dënuar për homoseksualizëm në bazë të faktit se ata visheshin me rroba grash dhe përdornin kozmetikë.

Ata u dënuan me nga pesë vjet heqje lirie secili - afati maksimal i parashikuar për këtë nen. Një vit pas vendimit avokati i tyre vërtetoi se hetimi nuk zbuloi asnjë dëshmi konkrete të kryerjes së marrëdhënieve seksuale mes klientëve të tij.

Tre javë më parë, e njëjta gjykatë në Jaunda, kryeqyteti i Kamerunit, dha sërish një dënim me pesë vjet burg për një rast të ngjashëm: ku provë bazë për dhënien e tij u bë një mesazh i dërguar nga një burrë shokut të tij me përmbajtjen: "Të dua".