Sot në verilindje të Japonisë ra një tërmet me magnitudë 5.4 ballë. Sipas Departamentit Meteorologjik të vendit, epiqendra e tij ndodhej në det, në lindje të Prefekturës Iwate në ishullin e Honshu, në një thellësi prej 30 km.

Nuk ka informacion për viktima apo dëme, nuk është shpallur asnjë kërcënim cunami. Në tërësi lëkundjet nëntokësore u ndjenë në 5 prefektura të pjesës verilindore të ishullit të Honshu dhe në ishullin Hokkaido.