Më shumë se 60 policë u lënduan si pasojë e trazirave në Belfast, të cilat vazhduan për të pestën natë me radhë.

Që prej datës 3 janar janë arrestuar pothuajse 100 pjesëmarrës të protestave. Midis tyre ka një numër të madh të rinjsh, ndërsa në rrugë mes shkelësve të rendit publik mund të hasen edhe fëmijë të moshës 10 vjeç.

Luajalistët dhe nacionalistët sulmojnë si policinë, ashtu edhe njëri-tjetrin. Rreth ndërtesës së Këshillit bashkiak të qytetit janë vendosur kordone policore. Për të qetësuar protestuesit policia përdor topat e ujit.