Në Australi rrjeti i restoranteve të ushqimit të shpejtë "McDonalds" e ndryshoi emërtimin e tij në "Macca’s" - këtë shkurtim përdorin australianët për këtë markë. Korporata i bëri një dhuratë popullatës vendase me rastin e Ditës së Australisë, e cila festohet më 26 janar. Emërtimi zyrtar restoranteve të fast-food-it do t’u rikthehet në muajin shkurt.