Mesfushorët e klubit të futbollit "FC Bayern München" Bastian Schweinsteiger dhe Toni Kroos u gjobitën sepse u paraqitën në seancën stërvitore me çorape të bardha. Lojtarëve u ishte thënë më parë se në stërvitje të gjithë duhet të vijnë me çorape të zeza dhe trajneri kryesor i "Bayern" Jupp Heynckes ishte i mendimit se Schweinsteiger dhe Kroos shkelën disiplinën.

Sipas fjalëve të Heynckes të gjithë lojtarët kanë një qëllim të përbashkët, dhe për arritjen e tij lojtarët duhet të zbatojnë disiplinën - në veçanti, të veshin çorape të së njëjtës ngjyrë.

Detyrën e përcaktimit të shumës së gjobës dhe mbledhjes së të hollave Heynckes ia ngarkoi kapitenit të ekipit, mbrojtësit Philipp Lahm. Deri më tani një gjë e tillë nuk është bërë, por në seancën stërvitore të radhës Schweinsteiger dhe Kroos u paraqitën me çorape të zeza.