Sulmuesi i "Barcelonës" dhe i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Messi, u nderua me “Topin e Artë” (ang. "Golden Ball") të FIFA-s në ceremoninë e mbajtur ditën e hënë në Zyrih. Ai u bë lojtari i parë në histori, i cili për katër vjet me radhë shpallet futbollisti më i mirë në botë.

Sulmuesi 25 vjeçar, i cili në vitin 2012 shënoi 91 gola, në luftën për titullin e lojtarit më të mirë të planetit la pas kolegun e tij të ekipit të "Barcelonës" Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo të “Real Madrid”.

Lionel Messi u zgjodh lojtari më i mirë në bazë të votimit të trajnerëve, kapitenëve të ekipeve kombëtare si dhe gazetarëve sportivë nga e gjithë bota.