0Kurse në shkurt të vitit 2012 caktimin e një platforme ku të gjithë ata që dëshirojnë, duke përfshirë edhe opozitën, të mund të tubohen lirisht dhe të shprehin qëndrimin e tyre, e propozoi Presidenti aktual Vladimir Putin.

Kjo është një iniciativë shumë e drejtë dhe e parashtruar në kohën e duhur, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti politik rus Sergei Mihaillov:

- Unë mendoj se Hyde Parqet në Moskë do të gëzojnë popullaritet të madh. Në shoqëri ka gjithmonë njerëz që duan të shprehen në lidhje me ndonjë çështje apo problem të caktuar. Por jam mëse i bindur gjithashtu se do të gjenden edhe persona të tillë, të cilët do të duan të organizojnë aksione protestash përtej kufijve të këtyre Hyde Parqeve. Në organizimin e mitingjeve të palejuara evidentohet një interes i veçantë: sepse njerëzit duan jo dhe aq të shprehen se sa të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për të dalë kundër qeverisë.

Tani për tani për mbajtjen e fjalimeve dhe zhvillimin e debateve politike në Moskë janë caktuar dy platforma në Parkun e madh kryeqytetas "Sokolniki" dhe në Parkun Qendror të kulturës, argëtimit e pushimit me emrin "Maksim Gorki". Aktivitetet e sipërpërmendura mund të mbahen këtu pa pëlqimin paraprak të autoriteteve. Organizatorët e aksioneve të tilla duhet vetëm të informojnë Bashkinë e qytetit mbi qëllimin e tyre për të organizuar këtë apo atë aktivitet. Kërkesat për mbajtjen e mitingjeve do të postohen në një faqe të veçantë Interneti.

Pavarësisht nga fakti se me krijimin e Hyde Parqeve në Moskë zhvillimi i mitingjeve dhe aktiviteteve të tjera publike do të bëhet shumë më i lehtë, veprimtarët e opozitës kanë shprehur tashmë pakënaqësinë e vet. Sipas mendimit të tyre, platformat publike janë si shumë larg nga Kremlini.

Sipas sociologut Maksim Braterskij, pas kësaj fshihet mosdëshira për të zhvilluar një protestë të civilizuar:

- Ne e dimë fort mirë se kur diçka e ndaluar më parë fillon të lejohet ligjërisht, kjo bëhet pastaj jo interesante për iniciatorët e tubimeve. Prandaj, siç më duket për mua, mitingje e protesta në platformat e caktuara nuk do të mbahen. Por vetë fakti se është krijuar mundësia për të ardhur atje dhe për tu shprehur lirisht do të ushtrojë një ndikim tejet pozitiv në shoqëri.

0Funksionimi i plotë i Hyde Parqeve të kryeqytetit pritet të fillojë në pranverë. Më parë ishte presupozuar që ato të nisnin nga aktiviteti i vet në janar. Por autoriteteve kryeqytetase i duhet kohë megjithatë për përgatitjen dhe pajisjen me gjithçka të nevojshme të platformave të diskutimeve, me qëllim që aksionet të zhvillohen këtu në mënyrë maksimalisht komforte dhe të sigurtë për pjesëmarrësit e tyre.