Konsulli i Bjellorusisë në Rio de Janeiro humbi jetën si pasojë e një fatkeqësie.

65-vjeçari Sergei Gurevski u mbyt ndërsa po lahej në det. Ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë konfirmoi zyrtarisht vdekjen e diplomatit dhe i shprehu ngushëllimet e veta familjes dhe të afërmve të tij.