Kompania Intel njoftoi se deri në fund të vitit 2013 çmimi më i ulët i ultrabook-ëve (ultralaptop) të rinj të brezit të katërt do të jetë 599 $.

Kompania do të kërkojë nga prodhuesit e ultrabooks që këto aparate të kenë një ekran me sensorë (touch screen). Form-factori i ultrabook-ut me sensorë mund të jetë si tradicional, ashtu edhe hibrid. Në rastin e dytë pajisja në fjalë përbëhet nga një kompjuter tabletë dhe tastiera e lidhur me të. Ultrabook-ët, ekrani i të cilëve nuk ndahet nga tastiera, do të kushtojnë nga 599 $ e sipër, ndërsa "hibridët" - nga 799 $ deri në 899 $.

Shtysën për krijimin e laptopëve me ekranet me sensorë (touch screen) e dha versioni i ri i Windows - Windows 8, i cili doli në treg në fund të tetorit të vitit 2012. Windows 8 përfshin dy interfaces: një klasik dhe një të projektuar për funksionimin në variantin touch screen.

Si Ultrabook cilësohet laptopi super i hollë (me trashësi 18-23 mm) me programin Windows dhe procesor Intel. Ultrabook-ët bashkëkohorë zakonisht kanë ekran pa sensorë dhe kushtojnë nga 1000 $ e sipër. Termi "ultrabook" u propozua në vitin 2011 nga kompania Intel, e cila gjithashtu përpilon listën e kërkesave që duhet të plotësojnë kompjuterat e këtij lloji.