Roja bregdetare daneze ditën e dielë kapi një anije kabotazhi në brigjet e ishullit Zelanda. Anija me flamurin e Republikës së Afrikës së Jugut po lundronte shumë afër bregut dhe nuk i përgjigjej thirrjeve me megafon drejtuar asaj.

Pasi u ngjit në bord, policia gjeti kapitenin e anijes në gjendje aq të dehur saqë ai nuk mund të mbushte dot mjaftueshëm mushkëritë me ajër për të bërë testin e alkoolit. Atij i morën analizat e gjakut, në pritje të rezultateve të të cilave kapiteni ndodhet nën arrest.