Sipas informacionit të kanalit të dytë të televizionit izraelit, në Izrael po zhvillohen stërvitje të mëdha të forcave ushtarake ajrore të shteteve të ndryshme të botës. Në këto stërvitje janë përfshirë 100 avionë gjuajtës.

Pilotët dhe avionët e tyre mbërritën në Izrael disa ditë më parë. Ata do të shqyrtojnë të gjithë skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve në Siri, duke përfshirë edhe propabilitetin e përdorimit të armëve kimike.

Izraeli nuk bën me dije se pilotët e cilëve shtete marrin pjesë në këto stërvitje. Javën e kaluar televizioni izraelit njoftoi se në kuadër të manovrave ushtarake do të praktikohen bombardimet dhe taktikat e luftimeve ajrore.