Amerikani, i cili fitoi një llotari prej 600 mijë dollarë (425 mijë $ pas tatimeve), u helmua me cianid.

46-vjeçari Urooj Khan nga Chikago vdiq ditën tjetër, pasi atij i dorëzuan me ceremoni çekun me shumën e fituar. Mjekët atëhere konstatuan vdekjen e natyrshme të tij. Por me insistimin e familjarëve të të ndjerit ekspertët e mjekësisë ligjore zhvilluan riekzaminimin e kufomës dhe gjetën në organizmin e Urooj Khan gjurmë të cianidit.

Urooj Khan, i cili ishte pronar i një pastrimi kimik, kishte ndërmend të shlyente borxhet me shumën e fituar dhe të investonte në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të vet.