Një nga përdorueset e Facebook fajëson stafin e menaxhimit të këtij rrjeti social për mosgatishmërinë e tij për të luftuar kundër përmbajtjeve ofenduese ndaj grave.

Banorja e Kopenhagenit, Torlaug Agustdottir, për disa ditë me radhë nuk mundi ta bindë dot rrjetin social për të fshirë fotografinë e saj të postuar nga një përdorues tjetër, ku figuronte ajo me të nxira e shenja mavijosjeje në fytyrë, ndërsa nënshkrimi i imazhit bënte thirrje për përdhunimin e vajzës.

Disa herë menaxherët e rrjetit social u përgjigjën se fotografia nuk mund të hiqet. Dhe vetëm kur ngjarja u bë publike në gazeta, fotografia u zhduk nga rrjeti. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ajo u fshi nga administrata e Facebook, apo nga përdoruesi që e kishte publikuar atë.

Në vitin 2011 stafi i menaxhimit të Facebook fillimisht refuzoi të fshijë nga rrjeti grupin që bënte thirrje për dhunë fizike dhe seksuale ndaj grave, duke i karakterizuar ato si shprehje të opinionit të përdoruesve.