Presidenti i SHBA-së Barack Obama emëroi ish-Senatorin republikan, Chuck Hagel, në postin e Kreut të Pentagonit, ndërsa këshilltarin e tij për luftën kundër terrorizmit, John Brennan, Shef të CIA-s.

Chuck Hagel në SHBA konsiderohet si një politikan pragmatist. Në fillim të viteve 2000 ai kritikoi ashpër bashkëpartiakun e tij, Presidentin George W. Bush, për ndërhyrjen ushtarake në Irak. Në të njëjtën kohë emërimi i Chuk Hagel mund të ashpërsojë konfrontimin e republikanëve dhe demokratëve në Kongres.

John Brennan ka drejtuar Qendrën Kombëtare për luftën kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtator të vitit 2001. Kohët e fundit, në detyrën e këshilltarit të Presidentit, John Brennan është takuar me Obamën çdo ditë dhe konsiderohet si një nga zyrtarët e tij më të besuar.