Mbas protestës së parë kundër censurës pas 20 viteve, e cila u organizua nga një gazetë e madhe kineze, Partia Komuniste e Kinës ka lëshuar një urdhëresë për mediat për forcimin e kontrollit mbi shtypin.

Një ditë më parë gazetarët e njërës prej gazetave më të mëdha kineze "Nanfang Zhoumo" (Southern Weekend) shpallën grevë. Qindra demonstrues u mblodhën jashtë zyrave të gazetës. Gazetarët gjithashtu shkruan dy letra, në të cilat ata i bënë thirrje propagandistit kryesor të Guangdong të japë dorëheqjen.

Protesta shpërtheu pasi gazeta u detyrua që në vend të urimeve tradicionale me rastin e Vitit të Ri të publikonte një artikull që i thurte lavde partisë në pushtet.