Astronomët kanë gjetur prova që tregojnë se në Galaktikën tonë ekzistojnë rreth 17 miliardë planete të ngjashme me Tokën. Në shumicën e tyre, sipas pohimeve të shkencëtarëve, për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së ujit nuk mund të ketë jetë.

Në takimin e Shoqatës Amerikane të Astonomëve autorët e studimit treguan se teleskopi kozmik i NASA-s "Kepler" studjoi yjet e Rrugës së Qumështit, të afërt për nga përmasat e veta me Diellin.

Rezultoi se në orbitën e çdo planeti të gjashtë, nga trupat e studiuar qiellorë, ka planete me përmasa përkuese me ato të Tokës. Këto rezultate shkencëtarët i përhapën në gjithë Galaktikën: në këtë mënyrë u duk teoria e 17 miliardë planeteve të ngjashëm me Tokën tonë.