Martesa e banorit 90-vjeçar të Arabisë Saudite me një vajzë 15-vjeçare shkaktoi një valë të re debatesh në lidhje me nuset-fëmijë në këtë vend mysliman.

Shumë sauditë shprehin në Internet mosaprovimin nga ana e tyre të kësaj martese të pabarabartë. Disa e quajnë këtë lloj martese abuzim me fëmijët apo trafikim.

Sipas njoftimeve, burri i pagoi familjes së vajzës një prikë prej 17 mijë $, por nusja në natën e tyre të parë të martesës mbylli derën e dhomës së gjumit me çelës. Pas kësaj, ajo vrapoi te prindërit e saj dhe tani bashkëshorti i pakënaqur kërkon ose kthimin e nuses, ose të shpërblimit që pagoi për të.