Ushtria egjiptiane arriti të parandalonte një shpërthim pranë një kishe kopte në kufirin me Rripin e Gazës.

Një patrullë ushtarake në qytetin e Rafah vuri re dy makina pa targa që kishin ndaluar pranë kishës. Në njërën prej tyre u gjet lëndë eksplozive. Në makinën e dytë, sipas njoftimeve, ndodheshin persona të maskuar që u larguan menjëherë pasi vunë re patrullën e cila po afrohej.

Koptët festojnë sot Krishtlindjet. Patriarku i ri i Kishës Kopte, Theodorus II, në meshën e tij të parë të Krishtlindjeve u bëri thirrje besimtarëve të largojnë frikën nga shpirti i tyre.