Hapja e aeroportit të ri të Berlinit u shty sërish. Sipas disa të dhënave, arsyeja ishin problemet që lindën me sistemin e transportit të bagazheve.

Fillimisht aeroporti ishte planifikuar të hapej në pranverën e vitit të kaluar, por tani autoritetet deklarojnë se ai do të nisë funksionimin e tij të plotë jo më herët se në vitin 2014.

Aeroporti i ri është bërë një nga projektet më të mëdha të ndërtimit në Gjermani. Kostoja e tij i kaloi tashmë 5 miliardë $.