Administrata e Presidentit të SHBA-ve po përgatit masa të rrepta për kufizimin e qarkullimit të lirë të armëve, njoftoi gazeta “The Washington Post”.

Ndër risitë që po shqyrtohen nga komisioni qeveritar përfshihet edhe kontrolli i imtësishëm i biografisë së personave që kanë vendosur të blejnë armë zjarri. Përveç kësaj supozohet të krijohet edhe një bazë të dhënash, e cila do të përmbajë informacionin e imtësishëm në lidhje me të gjitha qarkullimet e mundshme të armëve, duke përfshirë edhe rishitjen e tyre. Propozohet gjithashtu të shtrëngohen kërkesat ndaj verifikimit të shëndetit mendor të blerësve të armëve dhe të rriten dënimet për paraqitjen me armë zjarri pranë shkollave dhe dhënien e tyre të miturve.

Shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë tani për tani refuzon t’i komentojë këto njoftime.