Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti fjalimin e Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, përpjekje për t’u kapur pas pushtetit.

Përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, theksoi se administrata e Bashar Al-Assad ka humbur legjitimitetin dhe duhet të japë dorëheqjen.

Më 6 dhjetor Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, në një fjalim publik drejtuar kombit premtoi se do të ndërmarrë reforma politike dhe i quajti rebelët opozitarë "armiq të Allahut dhe marioneta të Perëndimit".