Forcat Ushtarake Detare të Filipineve deklaruan se në ujërat e vendit u gjet një avion i rrëzuar pa pilot (drone) i prodhimit amerikan.

Sipas njoftimit të një përfaqësuesi të Forcave Ushtarake Detare, avioni amerikan pa pilot i serisë "BQM-74" u gjet ditën e dielë në brigjet e ishullit Ticao. Aparati fluturues u gjet nga peshkatarët vendas, të cilët në fillim e morrën atë për bombë. Filipinet nuk kanë të dhëna se kur mund të jetë rrëzuar aparati në brigjet e ishullit dhe se çfarë detyre mund të ketë kryer ai atje.

Avioni pa pilot "BQM-74" përdoret kryesisht si objektiv ajror gjatë stërvitjeve ushtarake.