Ditën e mërkurë në Zvicër do të zhvillohen ceremonitë e varrimit të tre grave të qëlluara për vdekje me armënga një bashkëfshatar në Diallon në kantonin Valais.

Shoqëria zvicerane në lidhje me këtë incident nisi diskutimin nëse duhet të shtrëngohen rregullat e mbajtjes së lirë të armëve të zjarrit apo jo. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në Zvicër, popullsia e së cilës përbën rreth 8 milionë njerëz, zotëron rreth 3-4 milionë njësi armësh zjarri.

Një banor 33-vjeçar i Valais hapi zjarr kaotik në rrugë më 3 janar, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Ai ishte në një gjendje shumë të dehur kur kreu krimin në fjalë.