Në Turqi ka filluar vendosja në kufirin me Sirinë e gjashtë komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore "Patriot" - përkatësisht dy nga SHBA, Gjermania dhe Holanda.

Kërkesa e Ankarasë për vendosjen e sistemeve të mbrojtjes antiraket të NATO-s u miratua në fillim të dhjetorit, pasi autoritetet turke shprehën shqetësimin në lidhje me bombardimin e mundshëm të territorit të tyre nga Siria.

Të premten në bazën e Forcave Ushtarake Ajrore në Inçirlik filluan të mbërrijnë ushtarakët amerikanë dhe pajisjet e tyre teknike luftarake. Dislokimi i kontigjenteve ushtarake nga Gjermania dhe Holanda si dhe i të gjitha pajisjeve ushtarake e radarëve do të përfundojë në fund të janarit.

NATO-ja theksoi se dislokimi i komplekseve të mbrojtjes kundërajrore bëhet për qëllime mbrojtëse. Misioni nuk parashikon shpalljen e zonës së ndalim fluturimit për avionët. Misioni i NATO-s do të zgjasë rreth një vit, ndërsa kostoja e përgjithshme e tij do të jetë më shumë se 40 milionë euro.