Kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, viziton ishullin australian Tazmania të përfshirë nga zjarret pyjore.

"Unë kam ardhur në Tazmani me të vetmin qëllim - për t’u thënë banorëve të ishullit se i gjithë vendi është me ta në këtë moment shumë, shumë të vështirë" - deklaroi Julia Gillard.

Sipas fjalëve sinoptikëve, në Tazmani në ditët e ardhshme do të vazhdojë të ruhet një mot shumë nxehtë, gjë kjo që ka shumë mundësi të shkaktojë shpërthime të zjarreve të reja. Zjarret në ishull filluan të enjten. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, lartësia e gjuhëve të zjarrit arriti deri në dhjetra metra dhe pemët merrnin flakë si të ishin fije shkrepseje. Në një sërë vendesh njerëzit shpëtuan nga zjarri duke hyrë në oqean.