Në Shën Petersburg policia shpërndau pjesëmarrësit e flash mob "beteja me topat e dëborës", të mbledhur më 6 janar, për të luajtur me topa bore.

Në këtë aktivitet u mblodhën disa qindra njerëz. Pesë minuta pas fillimit të "betejës së dëborës" mbërriti policia, e cila njoftoi se për zhvillimin e këtij aktiviteti pjesëmarrësit e tij nuk kanë siguruar lejen e autoriteteve lokale dhe kërkoi shpërndarjen e turmës. Disa persona që u përpoqën t’i shpjegojnë policisë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitet me karakter politik, por thjesht për një flashmob, u arrestuan.

"Beteja e dëborës" është zhvilluar vazhdimisht në Shën Petersburg për shumë vite me radhë, por më parë kjo ngjarje nuk ka tërhequr asnjëherë vëmendjen e policisë. Nuk ka ende komente zyrtare lidhur me incidentin e ndodhur.