Pesë policë indianë u dënuan për mosveprim gjatë hetimit të vrasjes dhe, me shumë gjasa, të përdhunimit në grup të një punëtoreje 21-vjeçare të një fabrike në rrethinat e Nju Delhit. Trupi i saj pa jetë u gjet të shtunën më 5 janar.

Prindërit e viktimës njoftuan për zhdukjen e vajzës në polici natën e së premtes, kur ajo nuk u kthye në shtëpi pas turnit të punës. Megjithatë në komisariat fillimisht refuzuan të ndërmerrnin ndonjë veprim, duke supozuar se vajza mund të kishte dalë për shëtitje me dikë.

Të dielën, më 6 janar, u arrestuan dy të dyshuar. I dyshuari i tretë është shpallur në kërkim.