Një gjykatë në Kuvajt ka dënuar një aktivist të opozitës me dy vjet burg për fyerje të Emirit të vendit në microblog-un në Twitter.

Një ditë më parë një dënim i njëjtë iu dha një tjetër përfaqësuesi të opozitës. Edhe disa aktivistë të tjerë janë në pritje të aktgjykimit për akuza të ngjashme. Një tjetër aktivist i opozitës u shpall i pafajshëm nga gjykata për çështjen e fyerjes së Kryetarit të shtetit.

Në qershor të vitit të kaluar një gjykatë në Kuvajt dënoi me 10 vjet burg një burrë, duke e shpallur atë fajtor për fyerje të Profetit Muhamed, të liderëve të Arabisë Saudite dhe të Bahreinit në Twitter.