Presidenti i përkohshëm i Libisë dhe Kreu i Parlamentit kombëtar, Mohammed el-Magariaf, deklaroi se kundër tij është kryer një tentativë për vrasje. Politikani nuk pësoi lëndime gjatë sulmit.

Sipas fjalëve të el-Magariaf, incidenti ka ndodhur natën e 5 janarit në qytetin e Sebha në jug të vendit, ku ai mbërriti për bisedime me krerët lokalë. Në hotelin ku u ndal Presidenti disa burra të armatosur dhe hynë në dyluftim me rojet e tij.

Shkëmbimi i zjarrit zgjati tre orë deri para se të agonte dhe në luftim e sipër u plagosën tre truprojat e tij. Atentatorët mbetën të paidentifikuar.