Kryetari i Bordit drejtues të Google Eric Schmidt mbërriti sot në Korenë e Veriut.

Schmidt mbërriti në Korenë e Veriut si pjesëtar i një delegacioni joqeveritar, i cili ka qëllime humanitare. Sipas njoftimeve, Schmidt do të donte të mësonte diçka më shumë në lidhje me ekonominë e Koresë së Veriut dhe mediat sociale në këtë vend.

Më parë u bë e ditur se Koreja e Veriut ka përgatitur një "master plan" që përfshin hapjen e vendit për investimet e huaja.

Udhëtimi i Schmidt shkaktoi pakënaqësinë e theksuar të Departamentit amerikan të Shtetit. Përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, deklaroi se koha e kësaj vizite nuk ishte e aspak e përshtatshme.