Redaksia e gazetës më me popullaritet në Kinë "Nanfang Zhouma" (Southern Weekend) filloi një grevë - gazetarët protestojnë kundër ndërhyrjes së qeverisë në politikën editoriale. Për herë të parë në 20 vjet gazetarët e botimit më të madh dalin kundër censurës.

Protesta shpërtheu një javë pasi redaksia u detyrua që në vend të urimeve tradicionale të Vitit të Ri të publikonte artikullin, në të cilin i thureshin lavde partisë në pushtet.