Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, urdhëroi që me rastin e ditëlindjes së tij çdo fëmije nën moshën 10 vjeç t’i dhurohet një kilogram ëmbëlsira.Traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave për fëmijët me rastin e ditëlindjes së Kryetarit të shtetit e ka filluar që në vitin 1980 gjyshi i Kim Jong-Yun, Kim II Sung.

Sipas njoftimeve të radios koreano-veriore, në shpërndarjen e dhuratave është përfshirë aviacioni në mënyrë që çdo fëmijë ta merrte dhuratën në kohë. Në fshatrat e thella pakot e dërguara nga Udhëheqësi shkaktuan "kënaqësi euforike".

Ditëlindja e Kim Jong-Yun festohet më 8 janar. Megjithatë viti i saktë i lindjes së tij nuk dihet. Burime të ndryshme përmendin vitet 1982, 1983 dhe 1984.