Eksporti i naftës iraniane ka rënë me 40% gjatë 9 muajve të fundit për shkak të vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Madje më tepër se kaq, të ardhurat nga ky eksport kanë rënë me 45%. Kjo u njoftua nga Ministri iranian i Naftës, Rostam Ghasemi, gjatë një fjalimi mbajtur përpara deputetëve të Mexhlisit.

Më parë autoritetet iraniane kanë deklaruar se sanksionet ndërkombëtare nuk kanë pasur ndonjë ndikim të ndjeshëm negativ në eksportin e naftës iraniane dhe gjendjen e ekonomisë vendase në tërësi.