Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton ditën e hënë do të dalë në punë pas sëmundjes.

Hillary Clinton ndodhej në spital që prej 31 dhjetorit - asaj i gjetën një tromb (mpiksje gjaku) gjatë një kontrolli të planifikuar shëndetësor. Më herët, në fillim të dhjetorit të vitit 2012, Sekretarja humbi ndjenjat dhe gjatë rënies pësoi një tronditje në tru. Sipas deklaratave të mjekëve, shkaku i humbjes së ndjenjave u bë dehidratimi i organizmit për shkak të një infeksioni të stomakut.

Grafiku i punës i 65-vjeçares Hillary Clinton është shumë i ngjeshur. Gjatë detyrës së saj në postin e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton ka vizituar 112 vende - më shumë se çdo paraardhës tjetër i saj.