Gjykata e Lartë e Pakistanit kundërshtoi transaksionin e madh për nxjerrjen e arit dhe bakrit në Balochistan, duke deklaruar se ai bie në kundërshtim me ligjet e vendit.

Vendimi i gjykatës i dha fund një beteje të gjatë ligjore për marrëveshjen me një vlerë prej disa milionë dollarësh, të nënshkruar rreth njëzet vjet më parë. Sipas marrëveshjes në fjalë Qeveria e Pakistanit do t'i jepte me qira për një afat të gjatë kohor minierat e arit dhe bakit në Reko Diq konsorciumit kanadezo-kilian Tethyan Copper Company. Autoritetet rajonale patën deklaruar pakënaqësinë e tyre rreth disa aspekteve të caktuara të transaksionit.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, vendburimi në Balochistan përfshihet në pesëshen e vendburimeve më të mëdha të arit dhe bakrit në planet.