Hugo Chavez do të mbetet Presidenti i Venezuelës edhe në qoftë se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij në postin e Presidentit më 10 janar. Kjo është njoftuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Venezuelës, Cilia Flores.

"Eveniment i rëndësishëm u bë data 7 tetor, kur populli shprehu vullnetin e tij. Kushtetuta përcakton procedurën formale për miratimin e mandatit presidencial, por kjo nuk është më e rëndësishmja për Presidentin e rizgjedhur", - deklaroi ajo.

Prokurorja e Përgjithshëme ka dënuar qëndrimin e opozitarëve, të cilët kanë ndërmend të dalin në rrugë për të kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të reja.