Për të katërtën ditë me radhë nuk po rreshtin përleshjet midis përkrahësve të mbetjes së Irlandës së Veriut në përbërjen e Britanisë së Madhe dhe nacionalistëve. Policia është ballafaquar me të dyja grupet njëherazi. Shkak për fillimin e trazirave u bë vendimi i Këshillit të qytetit për ndalimin e ngritjes së flamurit shtetëror të Britanisë së Madhe në ditët e zakonshme.

Një valë dhune përfshiu të gjithë Belfastin edhe në dhjetor, ndërsa të premten pas një mitingu, të organizuar nga luajalistët, trazirat filluan përsëri. Dje gjatë demonstratës, kur nacionalistët sulmuan mbështetësit e qeverisjes britanike, policisë iu desh të përdorte topat e ujit. Por rinia nuk u shpërnda dhe deri në mëngjes vazhdoi të godiste me kokteje Molotov dhe tulla policët.