Në Britaninë e Madhe shtetasja Sara Ege me prejardhje indiane u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e shpalli atë fajtore për rrahjen për vdekje të djalit të vet 7-vjeçar, pasi ai e mësonte Kuranin në mënyrë shumë të ngadaltë. Pastaj ajo u përpoq të digjte trupin e tij për të mbuluar gjurmët e krimit.

Gjatë procesit hetimor nëna tregoi se ajo donte ta detyronte djalin e saj ta mësonte Kuranin përmendësh, çka është një gjë fort e nderuar për myslimanët. Kur djali nuk arrinte ta kryente detyrën e ngarkuar atëherë ajo e rrihte paq atë, duke e goditur edhe me havan prej druri. Torturat vazhduan për tre muaj. Pas rrahjes së fundit djali ra në një gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe në momentet e fundit të jetës vazhdonte të citonte Kuranin.