Aktori i njohur hollivudian Brad Pitt hapi një llogari në shërbimin e microblogging Weibo Sina - ekuivalenti kinez i Twitter. Sot ai postoi mesazhin e parë në faqen e tij: "Është e vërtetë. Unë do të vij". ("It’s the truth. Yup, I’m coming”).

Ky mesazh shkaktoi një eufori të paparë në mes të fansave kinezë të aktorit. Brenda disa orëve faqja e tij mblodhi më shumë se 100 mijë anëtarë. Mesazhi u shpërnda më shumë se 30 mijë herë dhe pati rreth 15 mijë komente.

Euforia u shkaktua nga fakti se mesazhi linte të nënkuptohej se Brad Pitt po përgatitet të vizitojë Kinën, hyrja në të cilën atij iu ndalua pasi në vitin 1997 aktori luajti në filmin "Seven years in Tibet".