Të paktën shtatë fëmijë gjetën vdekjen si rezultat i një zjarri që ra në një jetimore private në provincën Henan në Kinën qendrore. Për këtë njoftojnë mediat lokale.

Sipas të dhënave paraprake, përveç të vdekurve, një numër i konsiderueshëm fëmijësh ka pësuar djegie e lëndime. Ndërkohë bashkëpunëtorët e ekipeve të shpëtimit nuk dinë se sa fëmijë ndodheshin gjithsej në jetimore kur në godinë shpërtheu zjarri.

Po zhvillohen hetime mbi rrethanat e tragjedisë.