Vlera e tregut të shërbimit të microblogging Twitter në fillim të këtij viti vlerësohet me 11 miliardë $. Këto të dhëna i ofroi analisti i kompanisë së investimeve Greencrest Capital Max Wolf.

Në korrik të vitit të kaluar Twitter kishte një vlerë prej 8 miliardë $. Wolf përmendi disa faktorë që çuan në rritjen e kostos së kompanisë. Sipas fjalëve të tij, në rritjen e vlerës ndikoi shtimi i ndjeshëm i numrit të përdoruesve dhe instrumentet e reja të monetizimit. Përveç kësaj, në rritjen e vlerës së Twitter patën ndikim zërat se shërbimin e microblogging mund ta blinte kompania Apple.