Shoqata e operatorëve të pikave të furnizimit me karburant kërkon nga autoritetet ndërprerjen e dhënies së licencave për aq kohë sa nuk do të jenë shqyrtuar dhe miratuar normat që rregullojnë këtë veprimtari.

Greva me afat të pacaktuar fillon që nga dita e sotme. Në pikat e furnizimit me karburant do të pushojnë së funksionuari automatet e vetëshërbimit. Në këtë mënyrë shoferët do ta kenë absolutisht të pamundur të marrin karburant.

Zëdhënësi i qeverisë qipriote deklaroi përpara gazetarëve se tani problemin e furnizimit me karburant po përpiqet ta zgjidhë Ministria e Punëve të Brendshme e republikës.