Të paktën dhjetë persona mbetën të vrarë si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në një pikë furnizimi me karburant në Damask, njofton BBC.

Damasku, ashtu si dhe qytetet e tjera siriane, po përjeton mungesën e vazhdueshme të karburantit, dhe në pikat e furnizimit mblidhen rregullisht në radhë qindra pronarë automjetesh, pavarësisht faktit nëse ka apo nuk ka aktualisht në shitje benzinë.

Të martën dhjetëra njerëz u vranë si pasojë e një sulmi ajror mbi një pikë furnizimi me karburant në periferi të Damaskut.