SHBA-të, si dhe më parë, synojnë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Rusinë në fushën e mbrojtjes antiraket. Deklarata në fjalë u bë ditën e enjte nga përfaqësuesja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

"Ne synojmë të forcojmë bashkëpunimin me Rusinë në sferën e mbrojtjes antiraket. Ne jemi të mendimit se të dy vendet do të përfitojnë nga kjo, sepse përballemi me të njëjtat kërcënime", tha Victoria Nuland. Ajo shtoi se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Moskën edhe në bazë bilaterale, edhe në nivel dialogu NATO-Rusi.