Kongresi i SHBA-ve miratoi dhënien e dy fregatave raketore të tipit “Oliver Hazard Perry” Meksikës. Vendimi përkatës u aprovua më 31 dhjetor të vitit 2012. Siç pritet, anijet do t'i dorëzohen falas Meksikës, por qeveria e këtij vendi do të paguajë riparimin dhe vënien e fregatave në gjendje gatishmërie në kompanitë amerikane.

Forcat Ushtarake Detare të Meksikës do të duhet të marrin fregatat “FFG-38 Curts” dhe “FFG-41 McClusky”. Sipas planeve aktuale, të dy fregatat do të jepen nga përbërja e Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së më 27 shkurt të vitit 2013. Ministria e Mbrojtjes e Meksikës ka ndërmend t’i përdorë anijet e reja për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.